Skip to content
31 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • News

Manastirliu i përgjigjet Vasilit: “Profesori” i batërdisë me ilaçet e skaduara

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Ogerta Manastirliu shkruan në Facebook:

Nëse “Profesori” Petrit Vasili do të ishte i vetëm, dhe jo pjesë e një kori të shfazuar vajtojcash mbi shëndetësinë, nuk do të meritonte asnjë rresht përgjigje. Por ai meriton më shumë se një rresht. Sepse në atë kor, “Profesori” është një ndër ata që e shpunë sistemin në buzë të greminës;
– që porositë e biznesit të të afërmve i shndërronte në urdhëra Ministri;
– që kur ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, lejoi batërdinë me ilaçet e skaduara, të cilat “çuditërisht” kalonin gjithmonë nga e njëjta kompani…;

– që kur ishte Ministër u vendoste taksë të dyfishtë barnave: edhe TVSH, edhe pullë me tarifë të shtrenjtë;
– që u diktonte infermierëve të “kualifikoheshin” në Universitete të falimentuara dhe ligjshkelëse;
– që i mbushi oborret e spitaleve me kioska qoftesh dhe pizhamash shumëngjyrëshe; dhe sot ka vendosur të hipë edhe një herë në “katedër”, dhe të vërë notë për Shëndetësinë.

Nëse do ta krahasonim Shëndetësinë sot, me kohën kur vajtojcat si “Profesor” Petrit Vasili e katandisën në gërmadhë, me siguri do të ishim shumë të kënaqur. Çdo krahasim me shëndetësinë e tyre do të na nxirrte lart, shumë lart, në çdo zë.

Por ne vetë të parët nuk jemi të kënaqur. Sepse krahasohemi jo me të shkuarën, po me të ardhmen. Jo me ato që kemi bërë, po me ato që do të bëjmë për ta çuar deri në fund transformimin e Shëndetësisë.

Prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë, me gjithë fuqinë, për ta çuar sektorin, aty ku dhe ashtu siç e meritojnë qytetarët.

“Profesorin” do ta lëmë të vazhdojë të vendosë nota vajtimi, me zërin e lartë të kujt kujton se e kanë harruar çfarë bëri, kur i kishte në dorë t’i bënte, ato që sot nuk di as t’i kërkojë.
Por nganjëherë do t’ia kujtojmë sidoqoftë “kohërat e arta” të spitaleve, ku s’kishte as aspirina, as çarçafë e as derë ku të trokisje për t’u ankuar. Madje s’kishte as media që kërkonin më shumë, sepse të gjithë i ishin dorëzuar fatit të të qenit në dorë të vajtojcave të korit, ku spikaste dje dhe spikat sot, “Profesor” Petrit Vasili…/ShkodraWeb/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: DETAJET/ Ç’ndodhi në 3 orë gjyq ndaj Moisi Habilajt, sapo hyri në sallë ai …
LAJM PAS: DEKLARATA/ Jep dorëheqjen administratori i Vllaznisë

TË FUNDIT

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…
  • News

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…

6 days ago
FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…
  • News

FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…

3 weeks ago
“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj
  • News

“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj

2 months ago

TË FUNDIT

  • “Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • “UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • VIDEO – “Uroj të mos kthehet si ‘Shtëpia e Mushkajës’…”, Dhoma e Avokatisë Shkodër reagon pas mbylljes së Gjykatës së Apelit
  • OPINION NGA ARDIT RADA – Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother…

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

2 hours ago
“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Kryesore

“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane

3 hours ago
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…

3 hours ago
FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • Kryesore

FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.