Shënim i ShkodraWeb
Nuk përbën sekret të madh që Kisha Ruse është thuajse e njësuar me pushtetin politik në vend. I njëjti shembull si Greqia. Pavarësisht se Stalini mbahet një nga diktatorët më të egër të njerëzimit, nuk e beëri Bashkimin Sovjetik ateist. Kjo vetëm për të treguar peshën e lartë specifike që ka vizita e Kirillit, Patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë në Tiranë këtë të shtunë.
Vizita e Kirillit vjen në një kohë kur është në këmbë teza e “lobimit rus” të opozitës. Pas PD-së është përfshirë edhe LSI-ja. Në kontekstin ndërkombëtar, “lufta e ftohtë” ka nisur të instalohet dhe SHBA e Rusia janë në pozicione diametralisht të kundërta dhe jo vetëm për Sirinë. Shqipëria si pjesë e NATO-s dhe kandidate për BE-në, zyrtarisht është në anën e kundërt të interesave ruse. Për të kuptuar më mirë jehonën dhe peshën e kësaj vizite, mjafton ti hedhësh një sy agjendës zyrtare të vizitës së Kirill në Tiranë. Takime me shtetarët më të lartë të vendit si presidenti, kryeministri, madje do të ketë edhe një darkë presidenciale në Pallatin e Brigadave.
Vizita e Kirillit vjen në një moment kyç për vendin tonë dhe interesat e tij. Sidomos në suazën e endrrës tonë për integrim në BE. Gjithmonë jemi përpjekur ta mbajmë politikën të ndarë nga feja. Por këtë herë krijohet përshtypja së pikërisht kjo vizitë mund të përdoret pët presion të hapur ndaj BE-së sidomos. Duket se institucionet e kanë harruar edhe “lobimin rus” të opozitës, madje duket se ka edhe një orientim që deri as vizitës së Kirillit të “harrohen” akuzat për Bashën e Metën. A po luan Rama bllofin me këtë vizitë? Nëse kryeministri po e përdor apo do ta përdorë vizitën e Kirillit për të shantazhuar në një kohë që thuajse i gjithë Ballkani është “pastruar” nga interesat ruse, e humbur është Shqipëria. Dhe qershori është afër dhe nuk kemi nevojë ta presim për të marrë përgjigjen…negative për statusin e vendit kandidat.