
Në mbledhjen e grupit të PS Rama u shpreh se “Nesër për disa këtu nis rishtaz më këtë grup të ri që i ka të gjitha cka duhen për t’ia dalë me sukses. Unë ndihem shumë mirë me energjitë të reja dhe jam shpresëplotë se pjesa me përvojë e grupit do të jetë një mbështetje e sigurt për ata që kanë ardhur rishtaz.
Jam i bindur se në atë sallë do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare me zgjedhjen e Gramozit, dhe dua ta nënvizoj se Gramozi është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë.
U them demokratëve se nëse nuk e votojnë Gramozin gabojnë njëherë sepse refuzojnë deputetin me eksperiencën më të gjatë, ndërsa duke e shënjestër me topat e politikës së baltës gabojnë 100 herë.
Shqiptarët e shpërfillin lojën me topa balte, pasi duan shtetin dhe punën e mirëqenin. Ne do ta konfirmojmë me votën e shumicës së 25 qershorit.
Fillim javën e ardhshme do të paraqesim në Kuvend qeverinë e re dhe programin, do të zgjedhim ekipin drejtues dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Së bashku me kryetarin e ri të grupit dhe Asamblesë kemi hartuar tekstin e marrëveshjes mes qevrerisë dhe grupit e partisë për të nënshkruar.
Disiplina e grupit dhe e qeverisë janë faktor kyç në këtë legjislaturë, ashtu sikur edhe një shprehi elementare dhe e domosdoshme”…/shqiptarja.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155121976631523/