Ish- kryeministri Sali Berisha i eshte bashkuar zarave kritike lidhur me festimin e ekzagjeruar te 20- vjetorit te emisionit “Opinion” te Blendi Fevziut. Berisha, i cili tashme publikisht prej vitesh nuk eshte mysafir i ketij formati televiziv, shkruan ne Facebook: “Buenos días Gabrel Garcia, Buenos días! Miremengjes kombi im, miremengjes! Gezuar festen kombetare te Opinionit! Gezuar! sb.”. Berisha e shoqeron kete tekst me nje foto me pemen e Krishlindjeve dhe nje gote shampanje ne dore. /ShkodraWeb/