Burri nga Korca, i cili u hodh nga pallati dhe u dergua me urgjence ne gjendje te rende ne spital, ka vdekur. Personi me inicialet P.N. ka nderruar jete vetem pak minuta pasi kishte mberritur ne spital. Nderkohe, policia po punon per zbardhjen e rrethanave te kesaj ngjarje tragjike, motivet qe e kane shtyre personin te ndermarre veprimin ekstrem. Me heret, policia ne informacionin e saj paraprak, njoftonte se: ” Më datë 25.09.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 15 në Korçë, rruga “10 korriku” dyshohet se është hedhur nga shkallët e brendshme të pallatit nr 4, shtetasi P.N, rreth 65 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca. Shtetasi u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”. Fatkeqesisht burri nuk ka mundur ti shpetoje plageve te marra nga renia nga nje lartesi e madhe. /ShkodraWeb/