Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në lagjen “1 Maji” në qytetin e Korçës. Një qytetar i paidentifikuar ende, rreth 65-vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga shkallët e brendshme të një pallati. Ndonëse nuk dihen ende shkaqet e këtij akti vetëflijimi, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar shtetasin P.N drejt spitalit të Korçës ku ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore.