Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Në vijim të punës nga ana e strukturave të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në D. V. P Shkodër, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Fatjon Gokaj, 30 vjeç, banues në Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi me datë 30.03.2017, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Besmir Arrsi, i arrestuar ditën e ngjarjes, kanë tentuar të vrasin më armë zjarri shtetasin N. P.
Materialet do t’i kalojn Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”. /ShkodraWeb/