Victor Da Silva mbyll pushimet. Sulmuesi brazilian kishte marrë disa ditë më shumë leje se pjesa tjetër e skuadrës dhe ditën e sotme ka përfunduar lejën dhe është nisur drejt Shqipërisë.
Da Silva është në kontratë me Vllazninë dhe do të bashkohet me skuadrën ditën e nesërme për të nisur përgatitjet për sfidën e Conference League.
Një lajm i mirë për trajneri Brdariç pasi Da Silva ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës sezonin e kaluar.
Lojtari përmes një Instastory ka publikuar një foto që shihet duke u larguar nga pushimet e tij e tani destinacioni do të jetë Shqipëria e më pas në Serbi për t’u bashkur me skuadrën e Vllaznisë. /newsport/