“Ky është një lajm i keq…”, Këshilli Bashkiak rrëzoi heqjen e taksave vendore për tre muaj, reagon Voltana Ademi

Shkodra është qyteti më i shenjestruar gjatë 24 orëve të fundit me 12 qytetarë pozitivë me CO VID-19. Në një lidhje Skype për Syri TV nga Shkodra, kryebashkiakja Voltana Ademi është shprehur se gjendja në qytetin që ajo qeveris nuk është i mirë. Sipas saj, dy ditët e fundit ka patur shumë lëvizje të qytetarëve, ndërsa policia, shtoi ajo, ka ulur vigjilencën.


“Kjo është situatë e rëndë dhe unë shpresoj të mos vazhdojë kështu. Apeli im për qytetarët, ju jam lutur edhe dje. E vetmja ar më që kemi është qëndrimi në shtëpi dhe mosdalja jashtë. Ka raportime nga policia që 111 raste ku është ndërhyrë, në subjekte dhe qytetarë. Dy ditët e fundit ka një shtim të qytetarëve në rrugë. Pasdite nuk ka postoblloqe dhe duket se ka një ulje të prezencës së policisë”, u shpreh Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës shtoi se, “është propozuar heqja e taksave dhe detyrimeve për 3 muajt në vazhdim. Ky vendim nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak. Më ngjan e rëndë. Kjo masë minimalisht duhej kaluar. Ky është një lajm i keq, por nuk duhet të jemi optimistë. Do ta kërkoj sërish një gjë të tillë”.

Aktualisht, qyteti i Shkodrës numëron 22 raste me COVID-19, ndërsa i gjithë qarku 26.