![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/04/kurs-guide-turistike-lezhe-2024-1024x536.jpg?x28643)
Gjatë takimit informues për nxitjen e të rinjve dhe komunitetit në kursin “ Udhërrëfyes Turistik Kombëtar”.
Një kurs i akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ku mund të vazhdohet me 50% zbritje nga mbështetja e Bashkisë Lezhë në bashkëpunim me Poseidon Travel.
Oferta natyrore dhe kulturore e Bashkisë Lezhë është jashtëzakonisht e madhe. Në territorin e kësaj bashkie ndërthuren aq bukur, zona bregdetare me plazhin e njëherazi edhe zona kodrinore e malore.
Lezha mbart vlera të shumta të trashëgimisë kulturore me objektet e shumta historike. Për këtë arsye ka rëndësi kursi i guidatorëve për këtë territor.