Kërkojmë bashkëpunimin tuaj! Duke filluar nga dita e Hënë, më datën 15 Prill 2024, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike do të kryejnë pastrimin dhe larjen e rrugëve këmbësore në zonat:
“13 Dhjetori”
“28 Nëntori”
“Kolë Idromeno”
“G’juhadol”
Qytetarët dhe bizneset që ofrojnë shërbime në këto rrugë janë të lutur të heqin tavolinat, karriget, si dhe elementët e mobilimit urban (vazo lulesh, çadra, reklama, dhe mbajtëse biçikletash) deri në ditën e Diel, më datën 14 Prill 2024.
Në të kundërt, do të konfiskohen nga stafi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.
Instalimi i elementeve te mobilimit urban në vijim, përveç atyre të miratuara në marrëveshjen me Bashkinë Shkodër, do jetë i ndaluar. Faleminderit për mirëkuptimin! /Njoftim në faqen zyrtare në Facebook të Bashkia Shkodër/