Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kur nje mysliman “shkodre” niset “me sha” katolik “shkodre”…

ShkodraWeb 3 September, 2017
koplikutfoto
Nga Taulant Kopliku
Gjithe sa shkruaj me poshte eshte nje histori e vertete e me personazhe reale…….
Ka nja dy dite qe kam marre qendrim luftarak. Mendohem me u ul ne tastiere e me t‘iu shpervjel katolikeve e me i “mbyt“ krejt, meqe bomba nuk jam i afte me vu. Shume prej “nesh“ e kane thy tastieren tashma. Edhe nga ana tjeter kane ba llogoret e na jane turr. Po na thone mongol e talebane.
Tash, thashe edhe une si musliman, me babe Njazi e gjysh Hamit, duhet me sha randshem me thane te drejten. Sa u ula, nisa me mendu se kush ka me lexu. Mu kujtune direkt shoket e lagjes ku jam rrit e kalu pjesen ma te bukur te jetes. Renato, Fredi, Andi, Denis, Herjoni, Elton, Elvis, Oliver. Yyyyy, sa shume.
Dreq. I kam shoke prape. Disa ne Itali e disa ne Shkoder. Mezi presim me u mbledh, me pi ndonje birre a ndonje ven. E flasim deri n‘sabah per tana marrinat e botes, pervecse per hoxhe e prift.
Perpushem me vedi e s‘me del inati. Mendoj me djallezi me i fshi per disa dite prej miqesise ne fb e mandej ketu jena, i kthej prape.
Ulem gezueshem me shkru, kur me kujtohen do tjere, shoke te mire fort, edhe pse ma te vone. Elvin qe sa here kthehem ne Shkoder, perfundojme te Elita e aty ulet me ne edhe Genti. Te dy katolike 24 karatesh. Kenaqena ne biseda aty dy hala prej kishes s‘fretenve, e pak ma larg del diku njera minare, por birra me krrikel aty asht nam krejt.
Shkoj ne Tirane e me pret Ylli, katolik rrethinash ?, qe me con me zor te shpia diku andej nga Fresku. Ka raki super ne shpi se ka gruan prej jugu (bektashi). “Marrinat“ tona nuk kane fund kur bahena dhe me Jetmirin. Per fe? Po, ngacmohena. Ai me shan katoliket e une muslimanet. Ata radikalet kuptohet.
Po shoket e Tv Rozafes Berti, Blerti, Cezari apo Dorian. Medet, se u bana hor sonte.
Por e kam nda mendjen. Nuk kam ça i baj askujt.
Aty, me kompjuter ne preher, kthej kryet majtas e djathtas. Perkrah kam gruan, qe ka babe Nikolinin e nane Rozinen. Asht edhe motra e Gjergjit.
Ma ndej jane dy femijet e medhenj. Ata jane mbesa e nipi i Margarites e Marashit.
Ehhh, ça qenkam rrethu keq more njerez.
Po i bjen me sha gjakun tem keshtu a me duket.
Dal pak ne ballkon me u qetesu e me bjen telefoni:
“He maj nan, si po kaloni? A keni dal ndopak si dite e dile“?
“He Kime…. (se une jam fort “modern“ per me e thirr nane dhe e therras Kime). Ca bane? Si po kalon?
“Hiç per zotin. Mire. Na mblodhi Klara e na nxorri nje dreke per Bajram“.
“Kush moj, kush“?
“Klara mor. Gruaja e Marinit, shoqja jeme e punes“.
“Ajo, ty? Per bajram“?
“Po pra. Na mblodhi ne Velipoje e s‘la kend me pagu. E ka kryt mushke“. !!!!!!!!!!
U ktheva e mbylla, kompjuterin. Pshtune katolikt prej meje. Tan shans jane. A i pshtoi dreka e Klares apo sa shkruajta ma siper, hala nuk e kam vendos.
Milano, 3 Shtator 2017
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: PLAGOSJA E 21- VJECARIT/ Policia arreston 4 persona per moskallzim krimi
Artikull pasardhës: Nga diplomat falso, në studentët falso

TË FUNDIT

romeo gurakuqi bregdeti 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Grabitja e pronave historike në Bregdet, në zonat Alpine dhe në Shirokë…

ShkodraWeb 8 March, 2026 0
ditmir bushati ramir haderi 2026

Socialistët polemika edhe për ngjyrën e shkollave, Ramir Hadëri i përgjigjet ish- ministrit Ditmir Bushati

ShkodraWeb 8 March, 2026 0
prek molla fatmir shpellzaj ok

ANALIZA – Situata në Baks- Rrjoll mund të kalojë nga çeshtje pronash në “larje hesapesh” mes individëve…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.