“Kryqëzimi i aksidenteve”, tre mjete përplasen në aksin Lezhë- Milot, përfundojnë në spital 3 persona…

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës.

3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë marrë lëndime pasagjerët që ndodheshin në automjetet tip ‘Benz’ dhe ‘Wolsvagen’. Mësohet se të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Lezhës.


Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti. Kujtojmë se edhe një ditë më parë një tjetër aksident ndodhi në këtë aks rrugor.

Ky kryqëzim mbetet më problematiku ku ka patur shumë aksidente dhe me humbje jete