Kryeministri Rama reagon për herë të parë për betimin e Presidentit Begaj, zgjedh një urim…martese…

Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë pas marrjes së detyrës zyrtarisht nga Presidenti i Ri i Republikës, Bajram Begaj

“Për hajër”, shkruan Rama në një mesazh që e shoqëron me një kolazh fotosh nga ceremonia e betimit të Begaj dhe kalimit të detyrës nga Ilir Meta te ai.


Urimi tingëllon disi i çuditshëm, të paktën po ta lexosh nga Shkodra. “Për hajër” përdoret gjërësisht si urim në një dasëm, për çiftin por edhe të afërmit e tyre kur futesh apo del nga eventi që organizohet me këtë rast.

Ajo që nuk është e qartë, kryeministri Rama e konsideron ceremoninë e ndërrimit të qiramarrësit të Presidencës si dasëm apo po përcjell një mesazh nga të zakonshmit e tij?!