VIDEO – Presidenca ndërron qiramarrësin, Bajram Begaj zëvendëson Ilir Metën në krye të shtetit…

Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën si president në ceremoninë e dorëzimit të postit nga ish kreu i shtetit Ilir Meta.

Të dy presidentët ecën drejt bulevardit duke parakaluar në tapetin e kuq. Bajram Begaj mbajti një fjalë para të pranishmëve, ndërsa më pas të dy ata u larguan.


Meta nuk foli në ceremoni por zgjodhi të largohej duke bërë simbolin kombëtar shqiponjën, duke shoqëruar Bajram Begajn në këmbë deri në fund të rrugës.

Më pas Begaj, eci i shoqëruar nga familja e tij drejt institucionit të kreut të shtetit ndërsa nuk kaloi pa u vënë re mbajta e dorës së bashkëshortes.