Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kryeministri Rama publikon letren e nje djali qe i vdiq babai nga nje semundje e rende

ShkodraWeb 14 August, 2017
ediram
Kryeministri Rama ka postuar letren e nje djali qe ka humbur te atin pas nje semundjeje te rende. Ndryshe nga sa jemi mesuar, nga sa kemi pare e lexuar, kete radhe do te befasoheni me ate se cfare Arlind Prenga dhe familja i shkruajne Rames, njerezit qe falenderojne dhe mesazhin e forte qe japin.
LETRA E JAVËS
Në ndërkohë që jo pa të drejtë trazohemi nga sjelljet e nga aktet e parazitëve dhe grabitqarëve në zyrat e shtetit, pak ose aspak vlerësohen moralisht, mijëra e mijëra punonjës, me dinjitet e profesionalizëm në shërbim të këtij shteti.
Ja një ndër jo pak mesazhet e vlerësimit që i’a vlen të lexohet në respekt të këtyre punonjësve:
Pershendetje te Gjitheve,
Tani, qe ra sipari dhe Babai im, Dr.Mark Prenga, prehet me se fundi ne paqe, po Ju shkruaj dy rreshta falenderimi nga thellesia e zemres.
Udhetimi i shpreses ne Kube, per te kuruar Babain tim te semure me tumor ne mushkeri, u pre ne mes.
Vdekja e nje prindi eshte nje ngjarje shume e dhimbshme, aq me teper kur kjo ndodh ne dhe te huaj e ne nje vend shume larg Atdheut. Kendveshtrimi ndaj botes ndryshon papritur, nje brishtesi e jashtezakonshme trazon ambjentin rreth e rrotull teje.
Mendimi im pare ishte qe t’i drejtohem per ndihme organeve shteterore shqiptare.
Ne nje kohe rekord e me nje ndjeshmeri te papare, shteti shqiptar me ka ndihmuar ne çdo hap e ne çdo ore te dites dhe nates. Ne nje gjendje psikologjike te tille, kjo mbeshtetje ishte me nje rendesi te jashtzakonshme per mua dhe familjen time qe priste ne Shqiperi.
Gjithesecili nga ju, duke filluar nga Kryeministri Z. Edi Rama e duke vazhduar tek Z.Ditmir Bushati, Z.Gazmend Barbellushi, Z. Nuri Domi, Z. Guri Selmani, Z. Artan Canaj, Z. Rezar Bregu dhe ne fund por jo e fundit, Znj. Najada Sojli e stafin e New York-ut.
Ne kete odise kaq te veshtire e plot peripeci burokratike, ne nje nga etapat e kthimit ne Atdhe te tim Eti, pata fatin te takoja personalisht Znj. Najada Sojli, e cila me eshte gjendur prane ne çdo moment, me dhembshurine e nje motre te madhe e si nje funksionare e perkryer, me keshilla te vyera e me nje perkushtim per punen e saj. Nuk e humbi per asnje çast toruan dhe me keshillat e saj, u be i mundur transportimi i trupit nga Havana-Meksike-New York-Stamboll-Tirane.
Kishte shume sinjale qe shteti shqiptar ishte ne rrugen e duhur me shkolla, kopshte, rruge, sheshe, infrastrukture, lufte ndaj korrupsionit, imazhi i ri i Policise, Ushtrise, Shendetesise e te tjera. Ne qe jemi larg mbase i kuptojme me mire.
Me kete lloj mbeshtetje nga ana e shtetit, te paimagjinueshme deri pak vite me pare dhe e mirepritur nga te gjithe te afermit dhe miqte tane, po arrijme te shohim me ne fund, konturet e nje shteti te se drejtes, qe na ben te ndjehemi krenare kudo qe ndodhemi. Uroj te vazhdoni ne kete rruge kaq te rendesishme dhe te mos na zhgenjeni. Siç e thoni edhe vete “Shume kemi bere dhe ka ende shume per te bere”.
Shpresa vdes e fundit.
Me respekt
Arlind Prenga dhe familja.
P.S. Kerkoj ndjese nese kam harruar ndonje person pa falenderuar.

Post navigation

Previous: Mbytet ne Velipoje 76- vjecari, nderron jete pasi nxirret nga uji
Next: Rrefimi prekes i bashkeshortes se ‘Ballist’ Morines: Do endem ne Kroaci me femijen ne bark…

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.