Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia: Prita sot në një takim në zyrën time drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër z. Hamdi Fjora.
Diskutuam për çeshtje të rendit dhe sigurisë publike, duke kërkuar angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit për garantimin e tyre në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.
Drejtori Fjora më shprehu angazhimin e tij dhe institucionit që ai drejton në përmbushjen e pritshmërive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për shkodranët.
Evidentuam mundësitë e bashkëpunimit në interes të komunitetit, me synim krijimin e kushteve optimale për rend dhe qetësi për qytetarët, bizneset por edhe vizitorët vendas e të huaj që zgjedhin si destinacion Shkodrën.