Shkruan në Facebook ish- kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi: Pata nderin dhe kënaqësinë të jem e ftuar dhe të kontribuoj në diskutimet në konferencën kombëtare në Prishtinë “Përjetimet dhe kontributi i gruas shqiptare përballë gjenocidit serb gjatë luftës dhe “Eksodit 1999”.
Kjo konferencë e organizuar nga shoqata “EKSODI 99” Mitrovicë, përkujton dhimbjen dhe vuajtjet nga gjenocidi serb, i ushtruar nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe ndaj popullatës shqiptare, duke e dëbuar masivisht nga shtëpitë dhe trojet e tyre e duke ushtruar dhunë çnjerëzore mbi ta.
Për të mos harruar të kaluarën për një të ardhme të sigurtë drejt bashkimit kombëtar.