FOTO – Dita Ndërkombëtare e Monumenteve, aktivitet pranë rrënojave të Manastirit të Shën Sergit e Bakut në Shirq

Departamenti i Gjeografisë i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, u bë pjesë sot e programit të aktiviteteve që shënojnë 18 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve. Aktivitet që u zhvillua pranë rrënojave të Manastirit të Shën Sergit e Bakut, Shirq.

Tematika e këtij viti: “Trashëgimia dhe Klima” na inkurajon të bashkohemi për të reflektuar mbi ndikimin e ndryshimeve të klimës në pasuritë kulturore.


Ndaj, të gjithë institucionet kulturore dhe jo vetëm, organizmat jo fitimprurës që veprojnë dhe lidhen me fushën e kulturës dhe të edukimit sjellin një program të larmishëm ku përmes disiplinave të ndryshme shkëmbehen përvoja, eksperienca dhe ide.

Studentët e Departamentit të Gjeografisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ishin pjesë e diskutimit të hapur mbi sfidat që lidhen me ndryshimet klimatike nën optikën e specialistëve të Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore.