![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/12/burgu-rec-1024x539.jpg?x28643)
200 policë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ushtruar kontroll në burgun e Reçit. Burime të Top Channel, bëjnë me dije se kontrollet po ushtrohen në regjim dhe në qeli.
“Kemi ndryshuar qasjen për sigurinë në burgje”- tha një burim pas ngjarjes në burgun e Peqinit.
Deri tani kanë gjetur 6 të burgosur me doza hashashi. Kontrolli blic po zhvillohet ende, ndërsa po marrin pjesë edhe forcat operacionale të burgjeve dhe DAP.