Kombëtarja kuqezi do të ruajë të njëjtën “fytyrë”, rinovohet marrëveshja me sponsorin teknik…

Kompania italiane e veshjeve sportive Macron do vijojë të jetë sponsori i kombëtares shqiptare edhe për katër vitet e ardhshme.

Në mjediset e stadiumit ‘Air Albania’ është rinovuar sot kontrata e cila fillimisht kishte zgjatur për 5 vite, që nga 2016 kur kombëtarja u kualifikua për herë të parë në kampionatin europian.


Për çdo vit nga sponsori teknik kombëtarja do fitojë 1 milionë euro, ndërsa në total për katër vite shkon 4 milionë euro

Përveç kombëtares shqiptare Macron vesh 5 klube të Seria A, 2 në Premier League dhe të tjera në La Liga e Ligue 1