Ura e Bunës që bashkon Velipojën me Ulqinin, kryeministri Rama tregon se kur do të nisin punimet për ndërtimin e saj…

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendi tha se në shkurt do të nisin punimet për ndërtimin e Urës së Bunës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin. Në datën 2 korrik, tha po ashtu kreu i qeverisë, do të hapet përfundimisht aksi Kardhiq-Delvinë, si dhe me 9 korrik hape ByPass i Vlorës.

“Përmendët Urën e Bunës dhe ju falenderoj është një projekt shumë i rëndësishëm për Shqipërinë turistike. Duke qenë se ju mbani shënime në shkurt të vitit të ardhshëm, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi të jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës.


Punët publike kërkojnë kohën e tyre. Po ndeshen me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve. Në 2 korrik hapet përfundimisht aksi Kardhiq-Delvinë. Në 9 korrik, hapet dhe By Pass i Vlorës.’- tha Rama.

E pagëzuar çuditërisht përsëri me emrin Ura e Bunës (teksa janë edhe dy të tjera në Shkodër me këtë emër, e vjetra dhe e reja), ajo do të jetë rreth 310 metër e gjatë dhe do të ketë një kosto rreth 9 milion euro.