Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Kanë qenë në Kosovë ditën e ngjarjes”, ekzekutimi i ish- deputetit Pashko Ujka, gjykata liron nga burgu dy të arrestuarit si të dyshuar

ShkodraWeb 11 January, 2022
atentati pashko ujka

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga burgu autorin e dyshuar të vrasjes së ish-deputetit Pashko Ujka, shtetasin Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunëtorin e dyshuar të tij shtetasin Marjan Kola. Gjykata e shkallës së parë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për këta dy shtetas. Gjykata ka administruar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë. Pas kësaj video që është marrë si provë gjykata vendosi ti lirojë duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Përveç kësaj videoje gjykata e shkallës së parë në Shkodër është në pritje edhe të disa provave të tjera të këtyre dy shtetasve që mund të jenë sërish video por edhe fatura të ndryshme të blerjeve apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish deputeti Pashko Ujka. Në seancën për masën e sigurisë më 4 dhjetor autori i dyshuar Kristjan Kelmendi dhe shtetasi tjetër Marjan Kola kanë mohuar përpara gjykatës autorësinë e vrasjes duke thënë se ata kanë qenë në Kosovë.

Gjykata la një muaj kohë për të administruar këto prova duke i lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor dhe tashmë pas këtij afati ka mbërritur një prej provave që është pikërisht video e Kristjan Kelmendit dhe Marjan Kolës në një market në Kosovë që përkon me kohën kur është kryer vrasja. Në rast se në gjykatë mbërrijnë prova të tjera që vërtetojnë përfundimisht se dy të dyshuar kanë qenë në shtetin fqinj atëherë pala mbrojtëse do të kërkojë lirimin nga çdo akuzë të dy të dyshuarve. Ish deputeti Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar teksa po ecte afër shtëpisë sëbashku me bashkëshorten e tij.

Kristjan Kelmendi u arrestua më 1 dhjetor si autor i dyshuar i vrasjes në momentin kur ai po kthehej nga Kosova drejt Shqipërisë pasi kishte qenë atje për të takuar babain e tij bashkë me shtetasin Marjan Kola, shok i babait të 20 vjeçarit. Të dy të dyshuarit kanë hedhur poshtë dyshimet e ngritura ndaj tyre. Arrestimi u bë pasi bashkëshortja e viktimës tha se dyshon se autor i vrasjes është Kristjan Kelmendi për shkak të një mosmarrëveshje për një shtëpi që i dyshuari i ka blerë viktimës vite më parë.

Post navigation

Previous: “Derbi” i futbollit shqiptar Tirana- Vllaznia, klubi kuqeblu me njoftim të rëndësishëm për tifozët…
Next: OPINION – “Republika e re” e 2017- ës që Basha po vendos në Partinë Demokratike në 2022- in, pikërisht në 76- vjetorin e “11 janarit”

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.