Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – “Republika e re” e 2017- ës që Basha po vendos në Partinë Demokratike në 2022- in, pikërisht në 76- vjetorin e “11 janarit”

ShkodraWeb 11 January, 2022
basha republika e re

76 vjet më parë, në një votim “popullor” farsë, Enver Hoxha do të zyrtarizonte vendosjen e komunizmit përmes një “republike popullore” përmes një Asambleje Kushtetuese me 82 antarë, e dalë nga “zgjedhjet” e 2 dhjetor 1945. Për 46 vite, kjo datë, 11 janar 1946, do të konsiderohej si Festa e Republikës dhe do të ishte ndër më të rëndësishmet bashkë me “ditëlindjen” e Partisë Komuniste me 8 nëntor 1941 dhe 29 Nëntorin 1944  të “Çlirimit”. Sigurisht, pa anashkaluar edhe 16 tetorin 1908, ditëlindjen e diktatorit të njohur sot si të tillë por të adhuruar për gati 5 dekada nga nënshtetasit e tij.

4 vjet e gjysmë më parë, Lulzim Basha tentoi ti propozojë shqiptarëve një “Republika e re”, gjatë një fushate elektorale për zgjedhje parlamentare, pak ditë pasi kishte dalë nga “çadra e lirirsë” duke shtrënguar duart e Edi Ramën, pas marrëveshjes që e bëri pjesë të bashkëqeverisjes së vendit për 6 muaj. Natyrisht, Basha dhe PD, pas dështimit të “Republika e re”, nisën katër vitëshin e dytë të opozitës, me shpresën se cikli “8 vite PS, 8 vite PD”, do të materializohej si me magji.

Me 25 prill të 2021- it, Lulzim Basha si lider, i faturoi PD- së dhe opozitës mandatin e tretë radhazi në opozitë, duke prishur edhe rregullin e mësipërm magjik. Edi Rama nisi kështu mandatin e tretë qeverisës, duke shënuar një rekord në Shqipërinë e pas 1990- ës. Basha, shënoi një tjetër rekord duke u rizgjedhur në krye të PD- së për herë të tretë në opozitë, edhe pse kishte humbur të gjitha përballjet me rivalin e vet politik Edi Rama.

Sot, me 11 janar 2022, duket se Lulzim Basha i është rikthyer projektit të “Republika e re”. Meqë nuk ia doli me jetësimin e saj në nivel kombëtar, duket se ka vendosur ta materializojë në Partinë Demokratike, atë që për shkak të situatës, duhet “PD zyrtare”. Përjashtimi përgjithmonë i Sali Berishës, një nga themeluesit e PD- së në 1990- ën, u pasua nga përjashtime dhe pezullime, pjesa më e madhe pjesë e “Republikës së vjetër” në radhët e Partisë Demokratike.

Analogjitë me 11 janar 1946, janë vertetë të çuditshme. Vendimin për përjashtime dhe pezullime, e mori një kryesi, e cila siç edhe Asambleja Kushtetuese e Enver Hoxhës e 1946- ës, është më së paku e dyshimtë në legjitimitetin e saj. Kjo kryesi, është produkt i një Kuvendi Kombëtar të tipit “hosana” edhe pse PD niste rrugën e mandatit të tretë në opozitë, e që prodhoi një Këshill Kombëtar të zgjedhur mes kontestimeve të shumta, edhe publike, të kandidatëve. Por ndërsa Asambleja Kushtetuese e Enver Hoxhës kishte 82 vetë, kjo kryesi e Lulzim Bashës ka shumë më pak.

Përjashtimet e pezullimet e sotme, goditën edhe ata që mund të konsiderohen pjesa më e rëndësishme e PD- së, deputetët. Edhe këtu, analogjia është e frikshme me atë që pasoi 11 janar 1946. Enver Hoxha, pasi siguroi regjimin me “republikë popullore”, shfrytëzoi Kryengritjen e Postribës për të nisur linçimin e “grupit të deputetëve”. Edhe sot, Lulzim Basha përdori “kryengritjen” e 8 janarit 2022, për të nxjerrë jashtë partisë grupin “antiparti” të deputetëve që mbështesin Berishën, rrjedhimisht, duke qenë kundër tij.

Jetësimi i “Republika e re” në PD, ka nisur pikërisht sot, në 76- vjetorin e “republikës popullore” të Enver Hoxhës. Mbetet vetëm që në ditët në vijim, të shihet se cilat do të jenë strukturat e tjera, në ngjashmëri të post 11 janar 1946. Por më interesante është të shihet se sa do të jetë jetëgjatësia e kësaj “Republika e re” në Partinë Demokratike. Sigurisht, nuk do të zgjasë 46 vite, mbase as 46 muaj, ndoshta as 46 ditë. A po lind një diktator i ri në këtë vend?! Këtë askush nuk mund ta pohojë sot, pavarësisht shenjave të para në rrugëtimin e nisur nga Lulzim Basha. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: “Kanë qenë në Kosovë ditën e ngjarjes”, ekzekutimi i ish- deputetit Pashko Ujka, gjykata liron nga burgu dy të arrestuarit si të dyshuar
Next: NGA EDI PALOKA – Disa pyetje dhe një thirrje për deputetët e PD- së…!

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.