Kandidate për presidente e FSHF-së? Moderatorja e njohur Ilda Bejleri thyen heshtjen…

Ilda Bejleri është një nga emrat kandidat për “Federatën Shqiptare të Futbollit’ për shkak të eksperiecës disa-vjeçare në fushën e sportit. Po ashtu në këtë listë thuhet se do të jenë edhe tre emra të tjerë të njohur si: Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova dhe ish-deputeti Selami Jenisheri.

Ende moderatorja nuk e ka pranur këtë lajm ndërs aditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku ka zbuluar të vërtetën që fshihej pas këtyre zërave. Ajo tha se kishte marrë shumë mesazhe urimi, megjithatë, nuk ka asgjë të vërtetë.

“Edhe njerëz të afërt më shkruanin. Por nuk është e vërtetë, sepse në momentin që do të doja të kandidoja, do ta thoja vetë”, është shprehur ajo.

Po ashtu, moderatorja tha se kandidaturat e tjera për asnjë moment nuk janë zyrtarizuar.

Kujtojmë se këtë sezon, Bejleri nuk ka zgjedhur fushën e sportit pasi është bërë pjesë e “ABC News” ku dhe do të moderojë një spektakël baleti.

“Pasi ‘riktheva dallëndyshet’ me një sukses spektakolar i rikthehem baletit në një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Ilda në Instagram-in e saj.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel

Open

Close