“Ne ishim disi naivë në fushë….”, pas humbjes me “Labëria” në Kupë flet Brdariç: Nuk dua që të kërkoj alibi, e kishim marrë seriozisht…

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka qenë shumë aktiv gjatë ndeshjes së djeshme dhe ndoshta ka parandier një rezultat negativ ndaj Labërisë që militon në Kategorinë e Dytë.

Në prononcimin për “Panorama Sport”, gjermani që drejton shkodranët pranoi se Vllaznia u tregua naive në këtë ndeshje.

“Për të qenë i sinqertë, ndeshjen e kishim marrë shumë seriozisht. Madje, u kemi dhënë minuta disa lojtarëve që nuk kanë luajtur në kampionat.

Diçka nuk shkoi ashtu si e prisnim dhe për këtë do të bisedoj me futbollistët. Nuk dua që të kërkoj alibi, por ne ishim disi naivë në fushë.

Nga ana tjetër, kundërshtari ishte më agresiv se ne. Në Shkodër do të synojmë që të përmbysim rezultatin. Duam që të kalojmë në raundin tjetër dhe jam i bindur ndeshja e radhës do të jetë shumë më ndryshe”, ka thënë kreu i pankinës kuqeblu, duke evituar komentet për sfidën me Partizanin.

ShkodraWeb Channel

Open

Close