Vllaznia do te luaje sot ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Teutes ne Durres. Kuqeblute kane udhetuar qe pasditen e djeshme drejt qytetit bregdetar ku kane kaluar naten dhe po behen gati per pasditen e sotme.
Sakaq, trajneri Jonuz me shume siguri e ka te qarte tashme edhe formacionin qe do te hedhe ne fushe per kete takim. Kuptohet me mungesat e Krymit dhe Gligorov gjerat jane prishur disi megjithate ky eshte tashme realitet dhe planet do behen pa to.
Ne porte do te jete serish Sherri ndersa ne mbrojtje do te jete i njejti rreshtim si ndaj Tiranes, me Shtubinen ne krahun e djathte e Gurishten ne te majte ndersa ne qender do te luajne Shehi e Malota.
Ne mesfushe nderkohe Ramadani kete here do ta nise nga minuta e pare dhe bashke me te do te luajne edhe Hygor e Kruja. Sakaq treshja sulmuese do te jete e perbere nga Lika, Zogaj dhe Uenderson.
Me kete 11-she Vllaznia do te tentoje te mbrohet mire por edhe te godase kundershtarin duke kerkuar me çdo kusht qe te marrin pike ne “Niko Dovana”. Ky eshte nje 90 minutesh shume i rendesishem dhe nese kuqeblute ia dalin, kjo do te ishte diçka shume e mire sepse kalendari me pas flet per to dhe gjerat do te shkonin me mire.