ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Me 10 lojtarë gjysmën e ndeshjes por Vllaznia i merr pikë në Durrës Teutës…

Plotësohet parashikimi i trajnerit Mirsad Jonuz para ndeshjes. Vllaznia merr pikë në Durrës përballë Teutës, madje edhe pse luajti thuajse gjysmën e ndeshjes me 10 lojtarë. Në minutën e 52- të Ramadani mori kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të lërë fushën e lojës dhe Vllazninë me një lojtar më pak. Duhet thënë se fizikisht, Vllaznia është paraqitur mjaft mirë teksa ka bërë presing ndaj vendasve deri në sekondën e fundit të takimit. Të dy ekipet kanë qenë të kujdesshme për të mos gabuar dhe goditjet drejt portës për të dy ekipet ishin shumë të pakta. Në fund, rezultati ishte i drejtë ndërsa për Vllazninë mjaftpozitiv, duke parë se luaji me 10 lojtarë për gati gjysmën e ndeshjes. Javën që vjen Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” pa spektatorë ekipin e Luftëtarit, pasi nuk lejoi që rrjeta e saj të preket sot në Durrës.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.