ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Vllaznia do të të kërkojë…”, flet Uheid Hoxha, iku nga kuqeblutë në verë: Shpresoj të mos festoj kundër Shkodrës…

Uheid Hoxha është një nga talentet më të mira që ka nxjerrë akademia e Shkodrës. Një lojtar me aftësi të mëdha që do t’i bënte shumë punë edhe Vllaznisë, por te këta të fundit nuk është hera e parë që për shkak të menaxhimit jo të duhur, të rinjtë duhet të marrin rrugën për të shkuar diku tjetër, pasi nuk gjejnë vend në shtëpinë e tyre.

Sa i përket rrugës së Hoxhës, e ka dërguar në Kategorinë e Parë, atje ku do të nisi sezonin e ri me Besën. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, ky futbollist ka folur në lidhje me objektivat personal, aventurën e re te Besa e Kavajës dhe për Vllazninë.

“Këtë sezon pres që të ngjitemi në Superiore me Besën, ky është objektivi i ekipit. Pastaj objektivi im është që të arrijë të jap më të mirën time dhe t’i shpërblej besimin drejtuesve të ekipit. Për ta nisur që me trajnerin dhe presidentin.

Shpresoj të shënoj edhe gola me ndihmën e Zotit. Të them të drejtën te Besa erdha me entuziazëm dhe besim të madh, sepse më tërhoqi projekti i klubit që do të afronte lojtarët e rinjë. Frymëzimi im i madh është Rolandinho, por gjithmonë shoh edhe videot e Pirlos”.

Kur e pyesim në lidhje me Vllazninë dhe festimin që ka bërë dikur: “Shttt, emri im është Hoxha”, shprehet në këtë mënyrë:

“Në Shkodër ndoshta do të kthehem një ditë, por i siguroj që do të më kërkojnë përsëri. Festime të tjera të bukura si ai na presin. Shpresoj që kjo të mos jetë kundër Vllaznisë”, ka thënë Hoxha.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.