Një kërkesë e pazakontë vjen nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Një i burgosur që vuan dënimin në këtë burg ka telefonuar në News24 dhe ka kërkuar ndihmë. Ai deklaroi se ka dëmtime të shumta brenda burgut por se askujt nuk i intereson.
“Flasim nga burgu i Shënkollit. Është plasaritur godina pas themelit. Mbrëmë kanë ardhur pas mesnate e kanë dashur të ushtrojnë dh.unë sepse kundërshtuam të hynim brenda. Godina e burgut ka pësuar çarje në të gjitha anët. Jemi të pasigurt. Vjen policia e burgut dhe na thonë futuni brenda me forcë, ose do sjellim DAP-in nga Tirana të ushtrojë dh.unë ndaj jush. Kanë ardhur mbrëmë me dhu.në me na fut brenda. Kemi shumë probleme. Kemi frikë të qëndrojmë brenda.
Janë çarë muret, kanë lëvizur tullat. Dhomat kanë lëvizur. S’po i kërkojmë të na lirojnë, vetëm të na sigurojë jetën. Ka ardhur drejtori i burgut duke ushtruar dh.unë. Ne kërkojmë të mbrojmë jetën tonë. Na thonë godina është e sigurt, rrini brenda. Jemi prej hallit këtu, duam të kryejmë dënimin e të shkojmë në shtëpinë tonë. Duam të na sigurojnë jetën. Kemi ndenjur jashtë. Na kanë futur brenda me zor”, ka deklaruar i dënuari.