Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Italiani qe akuzon “Kaubojsin” per 78 mije euro: Ja dhashe per korruptuar per tenderin

ShkodraWeb 11 October, 2017
ndocajkuvend

Vincezo Ricci është shtetasi Italian që ka kallëzuar ish deputetin Eduart Ndocaj për mashtrim. Ricci ka deklaruar në Policinë e Lezhës se Eduart Ndocaj i ka folur në emër të qeverisë dhe I ka thënë se qeveria shqiptare do të shtronte më shumë se 50 km tubacione për gazsjellësin TAP.

“Pasi jam takuar disa herë me Eduart Ndocajn, fillimisht më ka kërkuar një makinë. I kam dhënë një Audi Q7, për të cilën disponoj edhe një kontratë përdorimi. Më pas më ka kërkuar 78 mijë euro.

Fillimisht i kam dhënë 25 mijë euro, pasi më tha që i donte përfaqësuesi i qeverisë për të miratuar tenderin. Më pas i kam dhënë edhe 53 mijë euro në dy këste. Dua të theksoj se i kam paguar më shumë se 8 mijë euro gjoba Eduart Ndocajt në Itali, që i ka marrë me makinën e tij.

Këto ja kam paguar pasi më tha ai, por unë kërkoj që të më kthejë makinën Audi Q7 dhe 78 mijë euro, që mi ka marrë duke më mashtruar. Më thoshte vazhdimisht se kishte lidhje me qeverinë, më pas kur unë insistoja se kur do e fitojë tenderin, më thoshte justifikime, derisa e kuptova që më mashtroi”, – shprehet në kallëzim e tij Vincezo Ricci.

Ndërkohë Eduart Ndocaj në dëshminë e tij ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me Vincezo Ricci.

Ndocaj do të ndiqet në gjendje të lirë për këtë akuzë dhe menjëherë pasi iu përgjigj pyetjeve të Policisë, u largua në drejtim të Italisë. /shqiptarja.com/

Post navigation

Previous: Pse ikin shqiptaret? Nuk na e ka fajin varferia por klasa jone e qelbur politike…
Next: Trishtimi i zonjës Wolfl me Edi Ramën

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.