Shkruan ne Facebook drejtori i pergjithshem i ALUIZNIT Artan Lame: “MUAJI I NDERGJEGJESIMIT PER KANCERIN E GJIRIT
Ej, drejtorë, ministra, kryetarë, është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.
Vërini përpara në grup të gjitha gratë e vajzat e institucioneve tuaja dhe çojini të kryejnë egzaminimet përkatëse. Keni gjithë vitin pastaj kohë t’u kërkoni llogari për punën.
Është një moment ku ne meshkujt duhet të kujtohemi pa drojë për shenjtërinë e trupit femëror.
Në foto, sot në hyrjen e Spitalit Ushtarak, duke i dorëzuar drejtorit dr. Gjovalin Bushi dhe dr. Najada Kallashit, punonjëset e Aluizni-t për të kryer kontrollin.
A.”. /ShkodraWeb/