Janë 28.710 të sëmurët në Itali, me një rritje krahasuar me të martën prej 2648 persona. Numri i përgjitshëm i të infektuarëve – përfshi jetët e humbura dhe të shëruarit ka shkuar në 35.713. Mungojnë këtu të dhënat nga rajoni i Campania. Jetët e humbura janë 2.978, me një rritje krahasuar me ditën e djeshme prej 475 personash. Dje ky numër ishte 345.
“Të shëruarit sot janë 1084 më shumë, një numër vertetë i rëndësishëm, duke i çuar në një total 4.025, 37% më shumë krahasuar me dje”, ka thënë komisari Angelo Borrelli në një konferencë për shtyp të Mbrojtjes Civile. “Janë 2648 persona të infektuar më shumë, për një trend stacionar në këtë javë”, ka shtuar ai.
Efektet e masavetë marra nga autoritet italiane, pritet të shihet në ditët në vijim, thonë autoritet italiane.