Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për shtyp pak minuta më parë deklaroi se partia që drejton nuk dëshiron të vazhdojë bashkëqeverisjen me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai tha se pas mbledhjes së Kryesisë, është vendosur inicimi i një mocisioni mosbesimi ndaj qeverisë Kurti. Vendimi vjen pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.
“Është një veprim arbitrat në një situatë krejtësisht të papërshtatshme. Ky është një veprim për të cilin zoti Kurti tregon se nuk dëshiron të bashkpunojë me. E kemi diskutuar në kryesi ne kemi iniciuar mocion të mos besimit të qeverisë Kurti sepse nuk dëshirojmë të jemë më pjesë e një qeverisje të tillë. Një qeveri e tillë rrezikon marrëdhëniet me Shtete Bashkuara të Amerikës”, theksoi ai.