Italia ka regjistruar sot një rritje të jetëve të humbura për shkak të korona virusit. Në 24 orët e fundit 117 persona kanë humbur jetën dhe 584 të tjerë janë infektuar nga virusi.
Numri i përgjithshëm i jetëve të shuara ka arritur në 33,072 ndërsa personat e infektuar në total janë 231,139. Personat e shëruar nga korona virusi kanë arritur në 147,101, prej të cilëve 2,453 gjatë 24 orëve të fundit.
Në Lombardi janë regjistruar sot 58 jetë të humbura më shumë duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 15,954, teksa janë 384 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga koronavirus në rajonin e Lombardisë është 87, 801.