Bie sërish numri i jetëve të humbura nga korona virusi në Itali. Pas një rritje të një ditë më parë ku ishin 117 persona që ndërruan jetë nga COVID-19, sot ka sërish ulje.
Në 24 orët e fundit Emergjencat Civile në shtetin fqinjë raportojnë 70 humbje të tjera jete nga virusi i frikshëm që deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 33.142 personave.
Rënie ka pësuar dhe numri i të infektuarve të rinj ku u shtuan dhe 593 persona të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve vijon të jetë në Lombardi. Deri tani në vend janë regjistruar 231.732 raste pozitive me COVID-19.