Mediat italiane raportojnë një tjetër ngjarje të rëndë nga vendi fqinj. Trupi i një 27- vjeçari shqiptar u gjet në një veturë në rrugën shtetërore 274 Casarano-Gallipoli. Pranë trupit ndodhej edhe një pistoletë. Ai është identifikuar nga autoritetet italiane si Serxhio Veizi.
Shqiptari i pajetë u gjet në një makinë në autostradën 274, Gallipoli-Santa Maria di Leuca, në zonën e Lecces. Ai ishte brenda një makine Volkswagen Polo.
Trupi ka një vrimë plumbi në pjesën e kokës, ndërsa një pistoletë u gjet pranë tij. Policia po përpiqet të verifikojnë nëse ishte një vetëflijim apo një v.rasje.