Një tjetër aksdient në punë, këtë herë në San Giuliano Milanese, Komunë në provincën e Milanos. Një punëtor shqiptar 40-vjeçar humbi jetën pasi ra nga 12 metra lartësi nga çatia e një shtrese ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të ditës së sotme, në një ndërtesë në rrugën Via Bolsena, në fshatin Sesto Ulteriano. Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari shqiptar me iniciale E.S, ishte në majën e strukturës, kur ra rreth 12 metra, rënie që qe fatale për të.
Në vendin e ngjarjes shkuan ekipet e ambulancës dhe një helikopter, por për të nuk kishte asgjë për të bërë. Policët lokalë ndërhynë në depo, duke kryer të gjitha kontrollet e nevojshme për të rindërtuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.