Skip to content
30 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

INTERVISTA – “Një qytet si Shkodra e meriton”, Alban Xhaferi flet “troç”: Suksesi i vetëm i Josës drejt titullit kampion

ShkodraWeb 1 year ago

Vllaznia po përgatitet për të luajtur sfidën e raundit të dytë të Ligës së Konferencës, përballë Universtatea Kraiova, ku kërkon me ngulm. Për këtë sfidë, por edhe për shumë gjëra të tjera ka folur presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi, i cili ishte i ftuar në një lidhje direkte me Skype me emisionin “Sport News” në “News 24”, nën drejtimin e moderatores, Enxhi Biba.

E vështirë të jesh presidenti i Vllaznisë? – Është e vështirë por edhe e bukur në të njëjtën kohë. Në Shkodër jetojmë me futbollin. Populli motivohet apo dëshpërohet nga rezultatet e Vllaznisë. Besoj se në dy vite kemi bërë një punë të mirë. Janë arritur pritshmëritë që kemi pasur. Kjo është edhe kënaqësia më e madhe, pas lodhjes.

A kanë filluar t’ju duan? – Kjo është pyetje e vështirë. Kjo është rutinë në gjuhën e futbollit. Në Shkodër është më e theksuar. Unë jam i kënaqur me punën e bërë. Futbolli tashmë është pjesë e tavolinave ditore. Për mua kjo është gjëja me fantastike. Besoj se kemi rikthyer dhe njëherë besimin te tifozët.

Keni ndryshuar filozofi? – Besoj së Brdariç ka bërë një punë të mirë, sidomos vitin e parë, bashkë me Matko Djarmatin. U krijua një staf i ri nga fillimi. Mendoj se pas dy viteve ka ardhur koha e ndryshimeve të mëdha nga Vllaznia. Për Brdariç ndikuan dhe rezultatet. Ndërsa mbyllja e drejtorit teknik ishte diçka normale. Ai u largua me dy Kupa. Unë e kam përgëzuar për atë që ka bërë për Vllazninë. Mendoj se ka ardhur koha për një riformatim me objektiva të reja. Ndryshimet janë bërë për mirë, si ardhja e Josës, por edhe janë bashkangjitur dy emra të mëdhenj të Vllaznisë dhe futbollit shqiptar, si Sinani dhe Miloti që janë dy kampionë që kanë dhënë te Vllaznia dhe për të ecur drejt sezonit të ri.

Federimi i Sinanit? – Kur bëmë prezantimin e Vulajt, i thash mësoje Kristjanin si i ke bërë ti ato golat e bukura. (Qesh).

Pse Vllaznia nuk prodhon sulmues? Nuk duan shkodranët të luajnë futboll? – Kjo nuk është e vërtetë, kjo e fundit. Sulmuesi është një person që kërkohet nga e gjithë bota. Për momentin që flasim, mendoj se nuk kemi marrë nga akademia produktin që duhet për të arritur tenjë sulmues. Të ndërtosh një lojtar duhen vite. Mendoj se nuk është momenti që nuk është bërë një punë e mirë, por është moment kohor që nuk kemi një sulmues tipik. Nuk mund të themi zero prurjes. Me vijimësi do të ketë prurje, sepse kemi një brez të mirë. Mendoj se Shkodra duhet të ketë një ose dy sulmuese të fuqishëm.

Çfarë mendove që ndryshuat trajner dy javë para fundit? – Ishin disa rezultate të vazhdueshme që shkuam në momente dëshpëruese. Mbas ikjes së Tomasit, vazhdimësia e  Plorit, por në fund e diskutuam si dy shokë ë mirë, që gjërat nuk po ecnin. Vendimi për ardhjen e Josës ka qenë i shpejt dhe gjeta te profesori një person që ishte i gatshëm për sfidat. Ai nuk kishte projekt dhe bëmë një bisedë si dy miq, për një sezon jo për dy ndeshje. Fati është me atë që guxon.

Ajo lëvizje përballë Laçit shpëtoi sezonin? – Nëse e bëjmë analizën mund të them që ishte ajo lëvizje. Futbolli nuk është matematikë. Mendoj se ishte lëvizje e duhur në momentin e duhur.

Keni nxjerrë mësime nga e shkuara? – Në dy vite eksperiencë mendoj se kemi arritur një pjekuri dhe të kuptojmë nga gabimet tona, e rëndësishme është të mësojmë prej tyre. Mendoj se marrja e Kupës nuk është vetëm meritë e tij, por edhe e paraardhëse. Tani besoj që këtë sezon të jetë suksesi i tij i vetëm drejt titullit kampion. Një qytet si Shkodra e meriton. Ardhja e një trajnerit të ri është diçka e rrallë dhe kjo tregon për dashamirësinë që ka publiku për profesorin.

Ndeshja përballë Universitatea Kraiovës? – Këtu është një moment analize, që ekipi po bën përgatitjet e duhura. Në merkato besoj se e kemi bërë këtë gjë. Jo vetëm për këtë ndeshje por për të gjithë sezonin. Mendoj se nuk do të ketë frikë nga kundërshtarët, por ne do të bëjmë një paraqitje sa më të mirë.

Çfarë prisni nga skuadra? – Unë pres thjesht që ekipi të bëjë përgatitjet e duhura, të jenë të qetë dhe të lozin pa asnjë ndrojtje. Dëshira është për të fituar por këtë ja lëmë fushës.

Shpërblim për ekipin? – mendoj se është një moment delikat për Vlazninë sepse luheshin fatet e sezonit dhe mendoj se djemtë e kanë merituar për atë që kanë bërë. Për Kupat e Europës ne kemi vendosur një premio shumë të mirë për ekipin.

Krymi, Da Silva dhe Adili. Sa humbet Vllaznia? – Sigurisht kur ka ndryshime, Vllaznia të marrë dhe më të mirë se sa ishin. Kontributi i tyre është i pazëvendësueshëm, sidomos Krymi që është një shkodran, por edhe Adili me Da Silvan gjithashtu. Normalisht kur mbaron një kontratë klubi shikon interesin e vetë, dhe mendoj se Vllaznia ka bërë një goditje mjaft të mirë. Mendoj se do të ketë një njoftim për qendrën e mbrojtjes për një emër shumë të mirë dhe të madh për Shqipërinë. Besoj se kemi bërë zgjedhje të mira.

Latifi dhe Gurishta? – Kontratat me ta është edhe një vit dhe nuk ka asnjë rrezik. Është një vazhdimësi normale.

Kthimi i Dajan Shehut? Po Herald Marku? – Kthimi i Dajan Shehut është diçka e mirë, sepse ai ka bërë mirë kur ishte te Vllaznia. Edhe me Markun kemi bërë disa bisedime. Një lojtar si Marku i ka munguar Vllazninsë.

Për çfarë ka më shumë nevojë Vllaznia? – Ne kemi te pjesa e sulmit. Sigurisht po shikojmë dhe te mesfusha. Pjesa e tjetër është e kompletuar. Kështu që mendoj se jemi të kompletuar dhe të plotësojmë boshllëqet.

Bekim Balaj? – Sezonin e kaluar kishim një kontakt dhe i kam ofruar një kontratë personalisht. Por ai është një lojtarë i niveleve të larta dhe i kalon ato të Shqipërisë. Këtë vit nuk kam pasur kontakt me Bekimin, por një surprizë do ta kemi.

Apel për tifozët? – Është e rëndësishme që me 21 korrik “Loro Boriçi” të ketë një mbështetje maksimal. Një  rezultat i mirë në Shkodër do të na ndihmonte në ndeshjen tjetër. Kam pasur telefonata që do të ketë shumë tifozë shkodranë që do të vijnë në Rumani.

VAR-i dhe arbitrat? – Do të rregullohet, duhet të rregullohet (Qesh).

Sezonin e ri? – Njëherë duam Superkupën, me datën që nuk është caktuar akoma nga Federata. Sezoni i ri është si çdo sezon tjetër. Superliga është shumë e fort. Çdo kampionat rritet vit pas viti. Unë shpresoj që do të kemi një kampionat të fort të zjarrtë të bukur. Nuk duhet të harrojmë dhe skuadrat që vijnë nga Kategoria e Parë. Vllaznia do përgatitet maksimalisht që ta përballojë më mirë.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Mister për “fatin” e Liridon Latifit tek Vllaznia, akoma nuk duket në seancat stërvitore të kuqebluve…
Lajmi pasues: ZYRTARE – Konfirmohet largimi i radhës nga kuqeblutë, pas vetë futbollistit edhe Vllaznia deklaron ikjen e Adilit

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

6 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

8 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

8 hours ago

TË FUNDIT

  • “As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë 29 September, 2023
  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

6 hours ago
“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

8 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

8 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.