Mister për “fatin” e Liridon Latifit tek Vllaznia, akoma nuk duket në seancat stërvitore të kuqebluve…

Prej ditësh Vllaznia ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në turin e dytë të Ligës së Konferencës, por jo gjithçka po shkon “vaj” në kampin shkodran. Për momentin mister mbetet mungesa në stërvitje e sulmuesit Liridon Latifi.

28- vjeçari nga Prishtina nuk ka qenë prezent në asnjë nga seancat që ka zhvilluar deri tani ekipi nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa. Kur pyetet për mungesën e tij, përgjigjja që vjen nga klubi është: Për arsye shëndetësore.


Gjithsesi, ky variant nuk është dukur shumë i besueshëm, nisur edhe nga zërat e merkatos që e lidhin atë me një largim nga Shkodra, ndonëse është nën kontratë. Shpresohet që misteri që mbulon mungesën e Latifit në stërvitje të zgjidhet para se skuadra të transferohet në Austri për fazën intensive përgatitore, ndërsa pjesa tjetër është e plotë.