Vllaznia ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin Mevlan Adili. Pasi i skadoi kontrata, dy palët nuk kanë gjetur akordin për të rinovuar dhe Adili do të jetë një lojtar i lirë.
Edhe pse Adili e kishte konfirmuar vetë disa ditë më parë largimin e tij nga Vllaznia, Vllaznia ka zyrtarizuar “divorcin” vetëm pak minuta më parë, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.
Njoftimi i KF Vllaznia:
KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Mevlan Adili. KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në këto dy vite e gjysëm dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme! Faleminderit Mevlan Adili!
Tashme mbetet per t’u pare se cili do te jete destinacioni i ardhshem i ketij futbollisti, ndonese ditet e fundit eshte perfolur edhe per nje bashkim te mundshem te tij me Tiranen, por kjo mbetet per t’u pare.