Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka reaguar për rastin e Alvin Berishës, fëmijës shqiptar që ndodhet në një nga kampet në Siri. Përmes një deklarate për mediat, Myftiu bëri thirrje familjet shqiptarë që janë mashtruar nga propagandat xhihadiste, duhet të kthehen në Atdhe përmes ndihmës së shtetit.
Ai tha se “diplomacia me te gjitha format duhet te interesohet dhe te luaj nje rol vendimtar qofte edhe per kthimin e nje femije”.
“Familjet e shqiptareve te gënjyer apo te mashtruar nga propaganda false te atyre diteve te kthehen nje ore e me pare ne vendin e tyre. Sepse nuk kane f.aj fëmijët e tyre per gabimet e prindërve. Normalisht diplomacia me te gjitha format duhet te interesohet dhe te luajë nje rol vendimtar qofte edhe per kthimin e nje femije. Të çdo femije, por edhe çdo shqiptar eshte i shenjte per token tone. Ne si komunitet fetar i qendrojme thirrjeve tone dhe nuk tërhiqemi. As nuk e ndryshojme thirrjen tone per asnje arsye sepse eshte thirrje e drejte dhe ajo qe ka ndodhur ne Siri gjate ketyre viteve eshte nje zullum i madh te cilin nuk e kemi deshiruar dhe nuk e pranojme dhe nuk e pranon asnje mendje e shendoshe”, tha Myftiu i Shkodrës.
Rasti i Alvin Berishës rrëmbeu vëmendjen e publikut shqiptar dhe italian pas transmetimit të historisë tragjike nga emisioni investigativ “Le iene”, ku babai donte të dinte mbi fatin e vogëlushit.
MUND TË LEXONI EDHE: VIDEO/ Historia e dhimbshme e Alvinit- e grabiti e ëma, pas 5 viteve në Siri takohet me babain e vet…
“Shqipëria ka frikë mos mërzit ‘vëllain’ e madh në Ankara…”, gazetari shkodran i “Le Iene” mesazh të fortë për rastin “Alvin” në Siri
”Jemi në konrakt me partnerët, kam biseduar me babain e Alvin…”, kryeministri Rama flet per femijën shqiptar në Siri që duhet shpëtuar…
E TMERSHME/ Babai i Alvinit jep alarmin: Nuk kam kontakte me djalin nga 25 shtatori, nuk gjendet më në kamp në Siri
SONDAZHI NË SHKODRAWEB, JEPNI OPINIONIN TUAJ: