Përshëndetje të gjithë tifozëve, supertifozëve dhe pseudotifozëve. Dua të ndaj me ju një njoftim jo shumë të mirë por që mund të bëhet burim frymëzimi për një fitore spektakolare të gjithëve në Shkodër dhe kualifikimit në Rumani.
Vllaznisë i ka ardhur një paralajmërim serioz nga UEFA që, me incidentin më të vogël në ndeshjen e datës 21.07.2022 në “Loro Boriçi”, ndeshja ndërpritet dhe nuk vazhdon më, ekipi mik fiton ndeshjen 0-2.
PSE KA ARDHUR KY NJOFTIM DHE NJËKOHËSISHT PARAJMËRIM
Vllaznia është dënuar dy herë me gjobë, herën e parë 50 mijë euro, herën e dytë 50 mijë plus 25 mijë, kjo e dyta paguar nga Alban Xhaferi para 30 ditësh. Në këto kushte, stadiumi “Loro Boriçi” është cilësuar stadium me rrezikshmëri të lartë (për këtë është bërë reagim zyrtar dhe unë nuk jam dakort me këtë vlerësim) dhe në këto kushte një cenim sado i vogël në stadium (po marrim më ordineren, hedhje shishe uji) bazuar në paragrafin 2 të direktivëes 124 të “RREGULLORES SË SIGURISË TË UEFA, arbitri në konsultim me Delegatin dhe Oficerin e Sigurisë (është e çuditëshme se me datë 21.07.2022 në Shkodër do jenë 3 pasi në çdo ndeshje ndërkombëtare është vetëm 1) do të bëjnë ndërprerjen e MENJËHERSHME TË NDESHJES, e theksoj E MENJËHERËSHME, me penalitetin që ekipi kundërshtar merr fitoren automatikisht me rezultatin 0-2.
E bëra këtë shkrim kaq të gjatë në respekt të të gjithë tifozëve të Vllaznise në të gjithë Shqipërinë dhe duke marrë shkas nga disa postime jo serioze, i frymëzuar nga një Super Tifoz si Nero Dobraçjani dhe duke kërkuar ndihmën dhe bashkëpunim e të gjitheve që me datë 21.07.2022 të shkojmë në stadium për të bërë një spektakël me flamuj, shalla, fanela, lodra dhe asnjë mjet tjetër piroteknik.
Ju lutem të gjithë grupeve dhe tifozëve shkodranë të mos e dëmtojnë Vllazninë me sjellje e tyre, pasi fatkeqësisht për këtë shkresë janë në dijeni edhe kundërshtarët tanë nga Rumania dhe për çdo incident ata do përpiqen të përfitojnë në maksimum.
Edhe diçka të fundit por jo nga rëndësia. Në Bosnjë tifozët tanë ishin shembullorë dhe përsëri u gjobitëm sepse gjoja paskemi thyer stolat. Ju lutem, KUJDES, KUJDES, KUJDES. Të mos biem në provokimet e pseudotifozëve që nuk kanë asgjë të përbashkët me tifozët e mrekullueshëm që ka Vllaznia në Shkoder dhe në të gjithë Shqiperinë. PARA VLLAZNIA,VETËM FITORE! /Publikuar në Facebook nga Ardian ZAGANJORI/