Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Shëngjinit. Një shtetas nga Kosova ka humbur jetën në plazh. Burri ishte rreth 75 vjeç.
Sipas burimeve, dyshohet se ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë. Pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur se cili është shkaku i ngjarjes së rëndë.