EMRI – Kush është 37 vjeçari nga Puka që u ekstradua sot nga Interpol Tirana, ja çfarë rëndon mbi të…

Ditën e sotme, bashkëpunimi në mes Interpol Tirana dhe homologëve, ka sjellë ekstradimin në Shqipëri të tre personave. Mes tyre është edhe një i ri nga Puka, i identifikuar me emrin Altin Gjergji.


Sipas informacioneve zyrtare, ai rezulton i denuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me gjashtë vite e gjysmë heqje lirie për kultivim, prodhim e shitje të nárkòtíkëve. Me mbërritjen në Shqipëri, ai do tu dorëzohet autoriteteve dhe do të dërgohet për përmbushjen e dënimit të dhënë nga gjykata.

Mesa duket, pavarësisht masave të BE-së për përjashtimin e Shqipërisë nga fluturimet për shkak të pandemisë, Interpol Tirana vazhdon të jetë “e privilegjuar”…

 

ShkodraWeb Channel