PD Vau- Dejës “ndez motorët”, nis procesi i përzgjedhjes së kandidaturave nga vetë antarësia…

Pas daljes së vendimit e më pas udhëzimit të Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkish nga vetë antarësia e saj, degët lokale kanë nisur takimet organizative. Në Vau- Dejës, kanë qenë të pranishëm Tritan Shehu, Eno Bozdo dhe Ahmet Prençi  ata që kanë përfaqësuar grupin qendror të punës në PDSH në takimin e organizuar. Në një postim në Facebook, Gentian Ndoj, sekretar i degës së PD-së Vau- Dejës, jep këtë informacion:


“Me daten 01.07.2020 Organizuam mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike Dega Vau-Dejës me grupin qëndror të punës Zotin Tritan Shehu, Eno Bozdo dhe Ahmet Prençi, për hapjen e proçesit historik të konsultimit me antarësinë për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin qëndror dhe lokal në zbatim të udhëzimit nr 60 datë 25.06.2020 të statutit të PDSH-së.

Partia Demokratike e angazhuar totalisht për t’u përballur dhe për të fituar në zgjedhjet e afërta lokale dhe qëndrore. Vau-Dejës do jetë uraganit blu që do nisë çlirimin e Shqipërisë nga e keqja që e ka kapluar në çdo qelizë.”, përcjell Ndoj, duke postuart edhe disa foto nga takimi.

Siç duket, PD nuk do të humbë asnjë minutë kohë në këtë proces, aq më shumë kur të gjitha sondazhet, e japin atë bashkë me aleatët e Opozitës së Bashkuar, si fituese të zgjedhjeve, kurdo të zhvillohen ato. /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!