VIDEO – Kryeministri Rama nuk kursen ironinë e shpotinë me deputetët në sallën e Kuvendit…

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të gjatë në seancën plenare të Kuvendit. Ai ka folur për shumë tema, duke nisur me marrëveshjen me opozitën për reformën zgjedhore, për marrëdhënien me liderin e opozitës Lulzim Basha por edhe për pozicionin me “opozitën e re”, lidhur me ndryshimin e sistemit, kerkesë e opozitës.

Gjatë fjalës së tij mbi 20 minuta, Rama nuk ka kursyer as ironinë e bullizimin e deputetëve në sallë, ndërsa nuk kanë munguar as “gërricjet” me deputetët, siç ishte rasti me Kujtim Gjuzin. Seanca e Kuvendit u ndërpre pasi deputeti Murrizi bllokoi foltoren pasi i përmendën të atin.