Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Adriatik Alimadhi rezulton i prekur nga virusi bashkë me gruan e tij. Lajmin e dha vetë deputeti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegonte gjendjen e tij dhe ngrinte akuza e kritika për shërbimin shëndetësore, për faktin se sic shkruan ai, njerezit po lëngojnë neper shtëpi.
Rama thotë në reagimin e tij në Tuiter, se i mirëkupton fjalët e deputetit, të cilat i quan të tepërta, e i lutet të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët.
Postimi i plotë i Ramës:
I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!