Kryeministri Rama prezantoi vetë personalisht sistemin elektronik online për leje- daljet nga e hëna, të cilat sigurohen përmes portalit e- albania. Në fakt, menjëherë pas kryeministrit, që e demonstroi vetë me video në Facebook, e provuam. Procedura është e lehtë: 1. Me numrin personal të identifikimit dhe me password-in që zotëroni pasi hapni llogarinë tuaj në e-albania, futesh në llogarinë tende. 2. Ke disa mundësi përzgjedhjeje për sherbimet por ajo që nevojitet është menuja “Familja” dhe përzgjedh opsionin e tretë “leje- dalje”. 3. Pasi klikon, kalon në një faqe me sqarime për përdorim dhe në fund të faqes shtyp “perdor”. 4. Nga aty, kalon në një faqe tjetërku përzgjedh datën që ke nevojë për leje- dalje.
Ne e provuam më shumë se 5 herë, madje në data të ndryshme, por nuk mundëm të shkojmë më tej ndërsa dolën shënimet që i shikoni në foto. Po ashtu, disa harë na doli edhe mesazhi tjetër “The service is unavailable.”, në shqip do të thotë “Sherbimi nuk është i disponueshëm”. Ndoshta është nga ngarkesa e rrjetit por edhe probleme të portalit, çeshtje që duhet të parashikohen nga ata që e administrojnë. Sespe nga e hëna, vetëm përmes këtij aplikimi lejohet sigurimi i leje- daljeve nga shtëpia dhe madje, vetëm një person për shtëpi. Nëse sistemi nuk funksionon, atëherë nuk ka leje- dalje dhe rrejedhimisht, familjet izolohen plotësisht, rrezikojnë të marrin gjoba dhe në finale, mund të krijohen probleme në mes forcave të rendit e ushtrisë në rrugë me qytetarët që me të drejtë, duahn të bëjnë pazar por sistemi online nuk u jep leje- daljen. Meqë e hëna është tre ditë larg, urojmë që dikush ta lexojë këtë shkrim, i cili synon vetëm sensibilizim dhe asgjë tjetër. /ShkodraWeb Media/