Kryeministri Edi Rama ka sqaruar si do funksionojë nga e hëna sistemi i ri i leje- daljeve për të bërë Pazar. Ai shprehet se fillimisht qytetarët duhet të aplikojnë në portalin e- abania në seksionin Leje- Dalje dhe automatikisht i vjen mesazhi konfirmues në celular. Aty duhet të jetë nr. i identifikimit apo edhe dita apo ora për të dalë.
Më pas këtë mesazh ja tregon Policit. Rama shprehet se qytetarët do të kenë vetëm 1 orë kohë për të bërë pazar dhe se lejohet të aplikojnë vetëm 2 familjarë nga një familje kurse pensionistët nuk do të lejohen.